17:08 / E Mërkurë, 20 Maj 2020 / indeksADMonline

ZYRTARE: Pensionohet ylli i La Ligas

Sulmuesi i Athletic Bilbaso, Artiz Aduriz Zubeldia është tërhequr përfundimisht nga futbolli aktiv.

39 vjeçari ka komunikuar lajmin përmes rrjeteve sociale duke i dhënë fund kështu karrierës 21 vjeçare, shkruan Indeksonline.

Shumicën e karrierës Aduriz e kaloi te Athletic Bilbao ndërsa ka luajtur edhe te skuadra tjera si Valencia, Mallorca, Valladolid etj.

Ai ka zhvilluar 13 ndeshje edhe me kombëtaren spanjolle po aq sa ka luajtur edhe për ekipin e shtetit bask. /IndeksOnline/