17:38 / E Hënë, 20 Qershor 2022 / Gj. Sh

Zyrtare: Për herë të parë një futbollistë nga komuniteti Goran, pjesë e Kombëtarës së Kosovës në Futboll

Një futbollist i cili vjen nga komuniteti Goran në Kosovë, ka vendosur ta vesh fanellën e përfaqësueses së Kosovës, raporton Indeksonline.

Bëhët fjalë për 16 vjeçarin Elvaris Shulpja, i cili është lindur në fshatin Restelicë, komuna e Dragashit.

Shulpja ka pranuar ftesën e kombëtarës së Kosovës dhe do të luaj si qendërsulmues për grupmoshat U-17.

Ai është futbollisti i parë në histori nga komuniteti goran i cili do ta vesh fanellën e Kosovës.

Elvaris Shuplja aktualisht luan tek skuadra italiane, Sasuolo.

Ai do të jetë pjesë e kombëtarës së Kosovës U-17, në dy ndeshjet miqësore me kombëtaren e Shqipërisë, të cilat do të luhen me 21 dhe 23 qershor në ora 17:30, në stadiumin Kukës Arena në Shqipëri./Indeksonline/