23:50 / E Shtunë, 12 Qershor 2021 / Blerim

Zyrtare: Përfundon EURO20 për lojtarin e Belgjikës

Kombëtarja e Belgjikës s’mund të llogarisë më në lojtarin, Timothy Castagne.

Castagne pësoi një lëndim në fitoren e ‘Djajve të Kuq’ 3 me 0 kundër Kombëtares së Rusisë në ndeshjen e parë të Grupit B në EURO20, shkruan IndeksOnline

Trajneri, Roberto Martinez pas ndeshjes dha lajmin se futbollisti i tij s’mund të vazhdoj më dhe do të largohet nga kampi i kombëtares.

Futbollisti lëndoi kapakun e syrit dhe pritet që t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim./IndeksOnline/