11:21 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Premierliga zgjedh futbollistin e sezonit (Foto)

Sot zhvillohet xhiroja e fundit e Premierligës Angleze.

Premierliga sot ka shpallur futbollistin e sezonit, shkruan IndeksOnline.

Çmimin e më të mirit e ka fituar Mohamed Salah, lojtari i Liverpoolit, i cili bëri një sezon fantastik.

Ai mposhti kandidatë, si; De Gea (Manchester United), Harry Kane (Tottenham), James Tarkowski (Burnley), Kevin De Bruyne dhe Raheem Sterling (Manchester City).

25-vjeçari ka shënuar 31 gola në 35 paraqitje në Premierligë këtë sezon.

“Unë jam shumë i lumtur. Ishte gjithmonë ëndërr të rikthehesha në Premierligë, për t’iu treguar njerëzve që thonë se unë skam pasur sukses këtu”, ka thënë Salah.

Salah bëhet lojtari i tretë i Liverpoolit që ka fituar këtë çmim. Më parë e kishin fituar; Michael Owen dhe Luis Suarez./IndeksOnline/