12:39 / E Enjte, 01 Korrik 2021 / Blerim

Zyrtare: Prishtina e transferon Leutrim Kryeziun

Skuadra e Prishtinës ka transferuar sulmuesin, Leutrim Kryeziu nga ekipi zviceran, FC Lugano.

Lajmin e ka bërë të ditur vet kampioni i Superligës së Kosovës përmes rrjeteve sociale, shkruan IndeksOnline

“Nga huazimi, Prishtina e transferon Leutrim Kryeziun nga Lugano”, shkruhet në njoftimin e klubit kosovar

Kryeziu ka firmosur kontratë tre-vjeçare.

Kujtojmë që sulmuesi ishte pjesë e ‘të kaltërve’ gjatë sezonit të kaluara./IndeksOnline/