Zyrtare: Rahoveci nuk ka të ndalur, dy super transferime para sezonit të ri
Para fillimit të kampanjës së re në Superligën e Kosovës në basketboll, klubi i Rahovecit ka kompletuar dy transferime të mëdha.
”Vreshtarët” kanë kompletuar transferimin e James Stanback nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me pejanin, Ron Grapci.
Stanback vjen nga SHBA-të – është i gjatë 198 centimatra dhe luan në pozitën, 3/4. Ai ishte pjesë e disa kolegjeve amerikane, teksa është i gatshëm të luajë për klubin kosovar.
Basketbollisti amerikan do të marrë pjesë në seancën e nesërme stërvitore, teksa Rahoveci bën të ditur se ky nuk do të jetë transferimi i vetëm i huaj, transmeton IndeksOnline.
Nga ana tjetër, Rahoveci ka arritur marrëveshje edhe me Grapcin në një marrëveshje 1-vjeçare, i cili deri më tani ka luajtur për Pejën.
Grapci ka arritur marrëveshje me Rahovecin për kushtet personale, teksa edhe ai do të jetë prezent nesër në seancën stërvitore./IndeksOnline/