75 Mall Live Search
20:50 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Real Madridi konfirmon largimin e portierit

Real Madridi dhe Leganes kanë arritur marrëveshje për huazimin një sezonal të portierit ukrainas, Andriy Lunin.

Portieri 19-vjeçar është transferuar në Real Madrid gjatë kësaj vere nga Zorya Luhanks.

Lunin, nga Krasnograd, ka filluar të luajë në Metalist, para se të kalonte te Dnipro, ku edhe debutoi profesionalisht, transmeton IndeksOnline.

Pasi i zhvilloi 25 ndeshje në sezon, në vitin 2017, Lunin u transferua te Zorya Luhansk, një klub ku ai kishte mundësinë e debutimit edhe në Europa League.

Paraqitjet e tij të mira edhe me Kombëtaren e Ukrainës ranë në sytë e Real Madrid, klub i cili e transferoi atë më pas.

Pas ardhjes së Thibaut Courtois, dhe me portierin, Keylor Navas, Lunin u lejua nga klubi të largohej./IndeksOnline/