20:26 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Richarlison transferohet te Evertoni (Foto)

Skuadra e Evertonit ka bërë një goditje të madhe gjatë afatit kalimtar të verës.

“The Toffees” ka transferuar lojtarin e Watfordit, Richarlison de Andrade, shkruan IndeksOnline.

Braziliani ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me gjigantin nga Premierliga.

21-vjeçari thuhet se i ka kushtuar Evertonit plotë 44 milionë funta.

Richarlison për Watfordin ka zhvilluar afro 40 paraqitje dhe ka shënuar 5 gola./IndeksOnline/