Zyrtare: Rooney largohet nga Everton (Foto)
Sulmuesi anglez, Wayne Rooney është larguar nga klubi i Evertonit.
Lajmin e ka konfirmuar klubi nga Premierliga, e cila përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar marrëveshjen me klubin e DC United, shkruan IndeksOnline.
Rooney do t’i bashkohet klubit nga Amerika, DC United, me të cilin ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2021.
Ai për Evertonin bëri afro 40 paraqitje duke shënuar 11 gola, pasi u kthye nga Manchester Unitedi.
Sulmuesi 32-vjeçar do ta kompletojë transferimin e tij më 10 korrik, pasi të hapet dritarja e transferimit në MLS./IndeksOnline/