17:12 / E Premte, 01 Korrik 2022 / Gj. Sh

Zyrtare: Salah nënshkruan kontratë të re me Liverpulin

Sulmuesi egjiptian Mohamed Salah, ka nënshkruar kontratën e re me skuadrën e Liverpulit.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi anglez përmes faqes zyrtare, transmeton Indeksonline.

Salah ka nënshkruar kontratë 30 qershor 2025, pasi kontrata aktuale i skadonte në vitin 2023

Ai në kontratën e re do t’i fitoj 350 mijë funte në javë.

 “Ndihem mirë dhe jam i emocionuar për të fituar trofe me klubin. Është një ditë e lumtur për të gjithë.

Duhej pak kohë, mendoj unë, për t’u rinovuar, por tani gjithçka është bërë, kështu që ne vetëm duhet të përqendrohemi në atë që vjen më pas’’, u shpreh Salah pasi nënshkroi kontratën e re.

Salah u transferua te Liverpuli në vitin 2017 nga skuadra e Romës.

Për pesë vite te Redsat, Salah ka bërë 254 paraqitje dhe ka shënuar 156 gola./Indeksonline/