16:21 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Samuel Umtiti shkon në Katar!

Samuel Umtiti vazhdon të përballet me probleme të ndryshme te Barcelona. Mbrojtësi francez flitej orëve të fundit se do të futet në një operacion që do ta lë atë jashtë fushave për tërë sezonin.

Por, lajmet e fundit nga kampi i Barcelonës tregojnë se ka ndërrim të vendimit.

Umtiti do të udhëtojë në Doha të Katarit ku do të ndjekë një trajtim në përpjekje për të lënë prapa lëndimin.

Gjatë kësaj kohe, Umtiti do t’i mungoi Barcelonës në afat të pacaktuar. Ideja është që francezi të shmangë një operacion të komplikuar dhe të kthehet në muajt e parë të vitit 2019 në skuadër.

Nëse trajtimi nuk shkon mirë, Umtiti do të duhet me urgjencë të futet në operacion pas të cilit mund të mungoj 6 muaj./Indeksonline/