75 Mall Live Search
10:15 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Shaqiri nuk udhëton në Beograd, Klopp tregon arsyen

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se Xherdan Shaqiri nuk do të jetë me të në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Zvezdës në Beograd.

Gjermani ka bërë me dije se më e mira për futbollistin nga Gjilani është lënja në shtëpi për këtë ndeshje, shkruan Indeksonline.

“Është një situatë ku do të shkojmë në qytetin fantastik të Beogradit si një ekip futbolli për të luajtur futboll”, ka thënë Jurgen Klopp.

“Kemi dëgjuar dhe lexuar spekulimet që flasin për lloj pritjeje që Shaqiri do të merrte dhe megjithëse nuk kemi ide se çfarë do të ndodhte, ne duam të shkojmë atje dhe të përqendrohemi 100 për qind në futboll dhe nuk duhet të mendojmë për ndonjë gjë tjetër, kjo është e gjitha”.

“Ne jemi Liverpool FC, një klub i madh, një ekip futbolli, por nuk kemi ndonjë mesazh më tej se kaq. Ne nuk kemi asnjë mesazh politik, absolutisht jo. Ne duam që fokusi të jetë në një lojë të madhe të futbollit, të lirë nga çdo gjë tjetër.

“Ne jemi të etur të jemi të respektueshëm dhe të etur për të shmangur çdo pengesë që do të përqendrohet larg nga një garë 90 minutëshe që është e rëndësishme për futboll dhe vetëm futboll. Pra, për këtë arsye, Shaqiri nuk është i përfshirë dhe ai e pranon dhe e kupton këtë. Xherdani është lojtari ynë, ne e duam atë, dhe ai do të luajë për ne shumë herë, por jo të martën”.

Siguria e Shaqirit ishte vënë në dyshim për këtë ndeshje, sidomos pas golit të tij kundër Serbisë në Kupën e Botës.

Shpesh herë serbët kanë dërguar mesazhe kërcënuese në drejtim të mesfushorit shqiptar të Zvicrës. /IndeksOnline/