23:02 / E Mërkurë, 22 Mars 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Sheiku Jassim Al Thani bën ofertë të re për blerjen e Manchester United

Edhe zyrtarisht sheiku Jassim Al Thani ka paraqitur ofertë të re për Manchester United.

Grupi nga Katari e konsiderojnë se oferta e tyre është më e mira për Manchester United, transmeton IndeksOnline.

Oferta e tyre me pronësi 100% dhe investime në stadium, objekte, skuadrën e 1-rë dhe Akademi.

Grupi INEOS i Sir Jim Ratcliffe ka dërguar gjithashtu ofertë të re pasi ai insiston të blejë Man United me plan afatgjatë. Shuma zyrtare do të mbetet sekret pasi NDA janë nënshkruar javët e fundit me të gjitha palët.

Shitja e United do të vendoset nga familja Glazers, të cilët dëshiroojnë 6-7 miliardë euro./IndeksOnline/