21:39 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: ”Shpërthen” Fulhami, siguron edhe përforcimin e 12-të për këtë verë

Fulham e ka kompletuar transferimin e mesfushorit të Marseilles, Andre-Frank Zambo Anguissa, transmeton IndeksOnline.

Të sapo-promovuarit në Premier League e kanë përforcuar siç duhet skuadrën këtë verë dhe ky është transferimi i 12-të.

22-vjeçari është reprezentaues i Kamerunit, dhe është paraqitur për vendin e tij 11 herë që prej debutimit në mars të vitit të kaluar.

Anguissa e ka ndihmuar Marseillen që ta arrijë finalen e Europa Leagues sezonin e kaluar, teksa ai bëri 37 paraqitje në Ligue 1 për klubin francez.

Mesfushori ishte i rregulltë në formacionin bazë të Marseilles në dy sezonet e ardhshme, teksa iu bashkua klubit nga Stade de Reims në vitin 2015./IndeksOnline/