16:53 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Shtyhet ndeshja mes Boca Juniors dhe River Plates

Superklasikja mes Boca Juniors dhe River Plates është shtyrë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut

Përmbytjet si pasojë e shiut të madh kanë përfshirë stadiumin “La Bombonera”.

Boca Juniors dhe River Plate do të luanin mes vete në ndeshjen e parë të Copa Libertadores, garën më të madhe ekipore në Amerikën e Jugut.

Shtyrja e ndeshjes erdhi pas kushteve të rënduara atmosferike, ku shiu kishte rënë gjatë tërë ditës dhe stadiumi ishte në kaos.

Ndeshja është shtyrë për ditën e nesërme, por në rast mos përmirësimi të kushteve mund të luhet ndonjë ditë tjetër.

Libertadores.

“La Bombonera” on Vidnews.

Temat: