ZYRTARE: Shtyhet seanca për demarkacion (Video)
Pas pauzës, Kuvendi mori vendim që seanca e jashtëzakonshme të shtyhet për të mërkurën nga ora 10:00. Indeksonline raportoi para nisjes së seancës se ajo do të shtyhet për javën tjetër.
Ishte i pari Memli Krasniqi nga PDK-ja që ka propozuar që seanca e sotme të ndërpritet.
“Propozoj që seanca të ndërpritet dhe të vazhdoj një ditë tjetër, në mënyrë që të gjindet një zgjidhje”, ka thënë Krasniqi. Edhe partitë tjera u pajtuan për një gjë të tillë./Indeksonline/