12:16 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Zyrtare: Skuadra e Premierligës Angleze bëhet me trajner të ri

Ish trajneri i njohur i Newcastle United dhe Crystal Palace, Alan Pardew është zyrtarizuar si trajner i ri i West Bromwich Albion. Pardew do të pasoi Toni Pulis të shkarkuar ditë më parë.

“Jam i kënaqur që kam mundësinë të punoj me shumë lojtarë të talentuar që ka kjo skuadër. Jam i vetdijshëm që po bëhem bashkë me një skuadër të madhe që ka traditë të futbollit” ka thënë Pardew.

Sfida e tij e parë do të jetë pikërisht ndaj ish skuadrës së tij, Crystal Palace këtë të shtunë./Indeksonline/