14:08 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Skuadra e Premierligës shkarkon trajnerin

Javët e fundit në Premierligë kanë bërë që skuadrat që rrezikojnë sezonin të përveshin mëngët për të menduar të nxjerrin sado pikë.

Me këtë rast, WBA ka shkarkuar trajnerin Alan Pardeë dhe asistentin e tij John Carver, shkruan indeksonline.

Skuadra do të udhëhiqet përkohësisht nga trajneri i të rinjve, Darren Moore.

West Bromwich Albion është në pozitën e fundit në tabelë me 20 pikë, 10 më pak se vendi i 17-të që do ta mbante në Premierligë. /IndeksOnline/