Zyrtare: Skuadra ku luan Armando Broja e largon trajnerin
Burnley ka njoftuar zyrtarisht largimin e trajnerit Scott Parker, i cili është ndarë nga klubi me marrëveshje të përbashkët.
Vendimi vjen pas konfirmimit të rënies së skuadrës nga Premier League, çka çoi në diskutime mes Parkerit dhe drejtuesve të klubit, ku të dyja palët ranë dakord për përfundimin e bashkëpunimit në “Turf Moor”, shkruan Indeksonline
Club Statement: Scott Parker
— Burnley FC (@BurnleyOfficial) April 30, 2026
Scott Parker has left his position as Head Coach of Burnley Football Club by mutual consent.
Gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës, Parker udhëhoqi Burnley drejt një sezoni historik në edicionin 2024/25, duke siguruar rikthimin në elitën e futbollit anglez nga Championship. Në atë sezon, skuadra regjistroi një seri prej 33 ndeshjesh pa humbje dhe mbajti plot 30 porta të paprekura, duke vendosur rekorde të reja për klubin.
Në deklaratën zyrtare, Burnley falënderoi Parkerin për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e tij, duke theksuar se ai largohet me respektin dhe mirënjohjen e të gjithë klubit.

Ndërkohë, Mike Jackson do të marrë përkohësisht drejtimin e ekipit për katër ndeshjet e mbetura në Premier League, duke nisur nga përballja e së premtes në transfertë ndaj Leeds Unitedit./Indeksonline/

