75 Mall Live Search
15:21 / E Premte, 02 Gusht 2024 / G T

Zyrtare: Smith Rowe bëhet me skuadër të re në Premier League

Mesfushori anglez, është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës.

Smith ka nënshkruar me klubin e Fulhamit, shkruan Indeksonline

Ky transferim klubit nga Londra i kushtoi rreth 35 milionë euro, duke përfshi edhe bonuset.

24-vjeçari ka nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare me klubin e Fulhamit.

Smith-Rowe shihet si një super mesfushor premtues, por disa lëndime e lanë mbrapa lojtarin anglez.

Gjatë karrierës së tij deri tani në Premier League ai ka zhvilluar 80 ndeshje, ka shënuar 12 gola dhe ka bërë dhjetë asiste./Indeksonline/