21:27 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Spalletti i beson skuadrës së tij, ua rinovon kontratat gjashtë lojtarëve

Interi ka njoftuar për rinovimin e kontratave për gjashtë lojtarë, përfshirë Marcelo Brozovic, Matias Vecino, Antonio Candreva dhe Joao Miranda.

”Nerazzurrët” e kanë bërë këtë të ditur përmes një njoftimi në uebsajtin zyrtar të klubit.

Brozovic dhe Vecino i kanë rinovuar kontratat deri në qershor të vitit 2022, derisa Candreva deri në vitin 2021.

Henrique Dalbert dhe Roberto Gagliardini, nga ana tjetër, janë të lidhur me klubin deri në vitin 2023.

Dhe për fund, mbrojtësi, Joao Miranda ka nënshkruar gjithashtu kontratë të re deri në qershor të vitit 2020./IndeksOnline/

 

Temat: