Zyrtare: Talenti i Bundesligas transferohet te Monako
Monako ka siguruar mbrojtësin 21 vjeçar, Benjamin Henrichs, që vjen nga Bayer Leverkusen.
Talenti gjerman ka nënshkruar me skuadrën nga Principata një kontratë që e mban atë deri në vitin 2023.
Henrichs ka luajtur 76 ndeshje në ekipin e parë të Leverkusenit dhe ishte pjesë e Gjermanisë me të cilin fitoi Kupën e Konfederatave në vitin 2017.
Ai ishte kërkuar edhe nga skuadrat italiane si Inter dhe Napoli. /IndeksOnline/