12:03 / E Martë, 28 Maj 2019 / indeksADMonline

Zyrtarë të UNMIK-ut vizitojnë rusin e lënduar në Spitalin e Mitrovicës

Pas aksionit të Policisë së Kosovës në komunat veriore, ku u arrestuan 19 policë, kanë mbetur të lënduar edhe disa persona të nacionaliteteve të ndryshme.

Në mesin e tyre është edhe një punonjës i UNMIK-ut me nënshtetësi ruse që po kurohet në spitalin e Mitrovicës.

Zyrtarë të UNMIK-ut, e kanë vizituar nga afër bashkëpunëtorin e tyre për të parë gjendjen shëndetësore.

Sipas presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, personi i lënduar është Mikhail Krasnoshchenkov. /Indeksonline/