08:37 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Tërhiqet Hartel, ky është kundërshtari i ri i Haxhi Krasniqit

Haxhi Krasniqi edhe zyrtarisht nuk do të përballet me Stefan Hartel.

Kjo për shkak se Hartel është jo mirë me shëndet, kurse tashmë është bërë i ditur edhe kundërshtari i tij i ri.

Bëhet fjalë për Ronny Landaeta, i cili konsiderohet kundërshtar edhe më i fortë për Krasniqin, transmeton IndeksOnline.

Rekordi i Landaetas është 16-0, teksa në muajin tetor të këtij viti, ai triumfoi në kategorinë super të mesme në Evropë.

Përveç kësaj, Landaeta është edhe kampion absolut i Spanjës në këtë kategori.

Përballja, Krasniqi – Landaeta do të zhvillohet më 17 nëntor në Gjermani./IndeksOnline/