12:22 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Fjalët e Krasniqit pasi mposhti Landaetan për ta mbrojtur titullin e kampionit

Boksieri nga Kosova, Haxhi Krasniqi, mbrojti titullin e kampionit të Evropës (EBU) në kategorinë super të mesme.

Në duelin e djeshëm, boksieri Krasniqi arriti ta mposhtë Ronny Landaetan pas raundeve me vendim të gjyqtarëve.

Kështu, kjo ishte fitorja e tij e 49-të nga 54 përballje të zhvilluara në karrierë, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: 1 person, smiling

Pas fitores, ai ka lansuar një mesazh në rrjetin social, Facebook:

”Te dashur Miq,
kjo ishte serish nje lufte e fuqishme 12-raundshe, qe ne kushtoj shume force dhe mund. Menyra e papershtatshme e boksimit nga kundershtari -sigurisht e lidhur me provojen e tij ne MMA- nuk ma beri kete duel te lehte, por jam shume krenar per kete fitore te bindshme dhe per mbrojtjen e par te titullit tim te Evropes. Ju falenderoj juve te gjithve si dhe ekipin tim madheshtor. Faleminderit te gjitha televizioneve (MDR, ART MOTION, etj.) qe e ben te mundur te ndjeket dueli im nga miliona njerez ne mbar boten, kjo gjithnje me ben te lumtur.

Sikur qe ju pata premtuar, luftova ne çdo moment me Shpirt e me Zemer KUQ E ZI.”/IndeksOnline/