20:30 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Thiago Motta merr drejtimin e skuadrës më të vjetër italiane

Thiago Motta ka marrë drejtimin e Genoas në Serie A.

Ish-mesfushori italian do të ulët në stolin e Genoas për të zëvendësuar të larguarin, Andreazzoli.

Pas një viti në drejtimin e të rinjve të PSG-së, Motta tani do të jetë drejtues i skuadrës më të vjetër italiane.

Motta më parë ka qenë pjesë e Genoas si futbollist, derisa ka luajtur edhe për Barcën, Atletico Madrid, Inter dhe PSG. /IndeksOnline/