20:11 / E Hënë, 18 Janar 2021 / Blerim

Zyrtare: Torino shkarkon trajnerin

Skuadra e Serie A, Torino ka shkarkuar nga posti i trajnerit, Marco Giampaolo. Përmes një komunikate për shtyp, klubi italian sonte tregoi se ka liruar nga detyra e trajnerit 53-vjeçarin.

Ky shkarkim vjen pas barazimit pa gola (0-0) kundër Spezia. Kujtojmë që Torino gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 18-ndeshje, ku ka grumbulluar vetëm 13 pikë dhe gjendet në zonën e rrezikshme, në pozitën e 18’të./IndeksOnline