09:55 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Torres zbulon skuadrën e re (Foto)

Sulmuesi i njohur europian, Fernando Torres është bërë me klub të ri.

Ish-lojtari i Ateltico Madrid përmes një konferencë për shtyp ka zbuluar skuadrën e tij të re, shkruan IndeksOnline.

Ai do të luajë në Japoni, te skuadra e Sagan Tosu.

“Skuadra ime e re do të jetë Sagan Tosu në Japoni. Sagan ishte klubi i parë që tregoi interesim për mua dhe e vlerësoj insistimin e tyre. Po ashtu më kanë bindur me projektin e tyre sportiv, personal dhe kulturor”, ka thënë El Nino.

Sagan është klub nga Japonia dhe është themeluar në vitin 1997. Ky klub tani menaxhohet nga legjenda italiane, Massimo Ficcadenti.

Në anën tjetër, Torres pati një super karrierë, duke luajtur për klubet e mëdha europiane, si; Chelsea, Liverpool, Milan dhe Atletico Madrid./IndeksOnline/