Zyrtare: Trajneri i njohur ndahet me skuadrën e famshme
Ashtu siç pritej, PSG i ka ndarë rrugët më trajnerin, Unay Emery. Ka qenë vetë trajneri spanjoll ai që ka lajmëruar ndarjen me PSG-në. “Kam informuar lojtarët që pas takimit me presidentin dhe drejtorin sportiv se nuk do të jem trajner edicionin e ardhshëm.
Falënderoj lojtarët, presidentin, Antero, lojtarët, tifozët për kohën e kaluar këtu” ka thënë Emery.
Emery, 46 vjeç, ka trajnuar PSG që nga qershori 2016 duke fituar shumicën e titujve në Francë, por që ka dështuar në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/