18:37 / E Martë, 31 Gusht 2021 / A. A

Zyrtare: Ujkani transferohet te Empoli

Samir Ujkani ka gjetur klub të ri në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Portieri kosovar do të vazhdojë karrierën te Empoli, raporton Gianluca di Marzio.

Ujkani mbeti pa skuadër në korrik, pasi kontrata dy vjeçare me Torinon i skadoi.

/Indeksonline/