17:00 / E Hënë, 04 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Zyrtare: Unitedi nuk apelon, Pogba humb derbin

Manchester United ka pranuar kartonin e kuq të Paul Pogbas. Mesfushori francez bëri një ndërhyrje të ashpër në drejtim të Bellerin, duke u ndëshkua me karton direkt të kuq.

“Djajtë e Kuq” më në krye Jose Mourinhon nuk kanë tentuar të apelojnë për këtë karton në Federatën e Futbollit të Anglisë, shkruan IndeksOnline.

Kjo ka lënë të kuptohet se francezi do ta humb derbin kundër Manchester Cityn në fundjavë.

Përveç ndeshjes kundër citizën, Pogba do të mungojë edhe në tri ndeshjet e radhës, Borunemouth dhe West Brom./IndeksOnline/