12:40 / E Premte, 22 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Van Bommel bëhet trajner i skuadrës së madhe evropiane

Marc Van Bommel do të nis punën si trajner menjëherë pasi ta kryej aventurën e tij te Australia si zëvendës trajner.

Ish-mesfushori i Bayern Munchen dhe Milan do të marrë drejtimin e skuadrës holandeze PSV Eindhoven, shkruan indeksonline.

41 vjeçari do të jetë pasardhës i Phillip Cocu, i cili i është bashkuar Fenerbahces në Turqi.

Van Bommel do të zyrtarizohet te klubi holandez pas përfundimit të Kupës së Botës. /IndeksOnline.

Temat: