Zyrtare: Vëllaznimi transferon një sulmues, paralajmëron risi të tjera
Vëllaznimi e ka kompletuar një transferim të papritur gjatë ditës së sotme.
Klubi nga Gjakova ka arritur marrëveshje me sulmuesin, Astrit Berisha, i cili deri më tani ishte pjesë e Onix.
Kurse, tani, Astriti është rikthyer në vendlindjen e tij për t’i mbrojtur ngjyrat e klubit të qytetit të tij, transmeton IndeksOnline.

Berisha ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me klubin e Agim Canës.
Përndryshe, para fillimit të stinorit pranëveror, Berisha do të jetë një shtesë e mirë për trajnerin, Ismet Munishi.
Në ditët në vazhdim, Vëllaznimi ka bërë të ditur se do të ketë edhe përforcime tjera./IndeksOnline/