75 Mall Live Search
13:47 / E Hënë, 04 Maj 2026 / G T

Zyrtare: Villarreali largon trajnerin

Klubi spanjoll, Villarreal ka njoftuar zyrtarisht ndarjen me trajnerin Marcelino Garcia Toral në përfundim të këtij sezoni.

Në komunikatën e publikuar, “Nëndetësja e verdhë” bëri të ditur se bashkëpunimi me trajnerin do të mbyllet pas përfundimit të edicionit aktual, duke i dhënë fund një periudhe të rëndësishme për klubin, shkruan Indeksonline

“Faleminderit nga zemra, Marce, për gjithçka që i ke dhënë këtij klubi dhe këtyre tifozëve. Të urojmë më të mirat në të ardhmen tënde sportive”, thuhet në deklaratën zyrtare të Villarrealit.

Marcelino Garcia Toral ka qenë një figurë kyç në pankinën e Villarrealit, duke kontribuar në stabilitetin dhe rezultatet e skuadrës në garat vendore dhe evropiane.

Ende nuk është bërë e ditur se kush do ta zëvendësojë trajnerin spanjoll në krye të Villarreal CF-së për sezonin e ardhshëm./Indeksonline/