21:14 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Vushtrria kompleton transferimin e anëtarit të Trepça’89

Vushtrria ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të ish-kampionit, Trepça’89.

Qendër-mbrojtësi vushtrrias, Ilir Izmaku është rikthyer te klubi i tij i fëmijërisë nga Mitrovica.

Izmaku ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me Vushtrrinë.

Klubi vushtrrias i ka uruar suksese Izmakut para fillimit të sezonit të ri në IPKO Superligën e Kosovës.

Kujtojmë se afati kalimtar veror në futbollin kosovar mbaron sonte./IndeksOnline/