15:06 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Trepça’89 e mbyllë me fitore stinorin vjeshtor

Trepça’89 e ka përfunduar stinorin vjeshtor me fitore në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Mitrovica ia ka arritur që ta mposhtë Ballkanin në ndeshjen e zhvilluar në ”Riza Lushta”.

Golin e vetëm dhe të fitores për mitrovicasit e shënoi Martin Mircevski në minutën e fundit të takimit, transmeton IndeksOnline.

Pas kësaj fitore, 89-shi e përmbyllë stinorin vjeshtor në vendin e shtatë me 22 pikë të grumbulluara.

Ndërsa, Ballkani mbetet në vendin e nëntë me vetëm 21 pikë sosh.

Përndryshe, ndeshja përmbyllëse e stinorit vjeshtor mes Prishtinës dhe Dritës ka filluar para pak çastesh në ”Fadil Vokrri”./IndeksOnline/