14:25 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Werder Bremeni, konfirmon të ardhmen e Milot Rashicës

Skuadra e Werder Bremenit, ka konfirmuar se Milot Rashica nuk do të jetë pjesë e ekipit në sezonin e ardhshëm.

Drejtori sportiv, Frank Baumann, ka thënë se Rashica nuk do të shitet nën çmimin e tij, transmeton Indeksonline.

“Ka lëvizje dhe bisedime me një klub, por gjithashtu ka interesim edhe nga klubet e tjera. Duhet të pranojmë se Miloti nuk do të luajë me ne sezonin e ardhshëm, por ne nuk kemi nevojë ta shesim nën çmimin e tij”, u shpreh ai.

Sipas spekulimeve të mediave, Rashica tashmë ka arritur marrëveshje me Leipzigun./Indeksonline/