22:36 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Wolsfburg mbetet në Bundesliga (Video)

Skuadra e Wolfsburgut përfundimisht do të jetë pjesë e Bundesligas edhe për sezonin e ri. 

Wolfsburg mposhti edhe në ndeshjen e kthimit klubin e Holstein Kiel, me rezultat minimal 1 me 0, 3 me 1 kishte përfunduar ndeshja e parë, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Knoche në minutën e 75’të.

Me këtë fitore Wolfsburg ka siguruar një vend në Bundesliga edhe për stinorin e ri 2018/19./IndeksOnline/