15:15 / E Premte, 04 Gusht 2023 / k.v

Zyrtare: Ylber Ramadani transferohet te Lecce

Lecce ka njoftuar se ka transferuar zyrtarisht Ylber Ramadanin nga Aberdeen.

Lojtari shqiptar ka nënshkruar kontratë trevjeçare, me një vit tjetër shtesë.

“Lecce njofton se ka fituar përfundimisht të drejtat e regjistrimit të lojtarit Ylber Ramadani nga Aberdeen FC”, thuhet fillimisht në njoftimin e tyre.

“Mesfushori i lindur në vitin 1996 i kombëtares shqiptare, i cili tashmë ka kryer ekzaminimet mjekësore, ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me opsion për atë të radhës”.

Aberdeen nuk ka zbuluar shumën e transferimit, derisa i ka uruar Ramadanit suksese në aventurën e re.