75 Mall Live Search
11:17 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Ylli i Barcelonës prezantohet te klubi i njohur anglez (FOTO)

Lucas Digne thotë se dëshiron ta tregojë më të mirën tek Evertoni në kampionatin më të mirë në botë pasi e kompletoi kalimin e tij nga Barcelona, duke nënshkruar kontratë pesë-vjeçare.

25-vjeçari, mbrojtës i majtë, e ka fituar titullin e La Ligas dhe atë të Ligue 1 me Barcelonën, respektivisht me Paris Saint-Germain, shkruan IndeksOnline.

Ai gjithashtu ishte vendimtar në skuadrën e Romës, kur klubi italian e arriti fazën e eliminimit direkt në Champions League para dy vitesh, teksa ka bërë edhe 21 paraqitje për Francën.

”Evertoni është klub i madh me histori të mrekullueshme. Dua të luaj ndeshje, t’i fitoj ndeshjet dhe t’i eksitoj tifozët me kualitetin e paraqitjeve tona”, tha Digne për EvertonTV.

”Kam luajtur futboll të mirë te Roma, dhe kam luajtur mirë, gjithashtu edhe te Barcelona. Jam zhvilluar shumë si lojtar dhe si person duke luajtur me futbollistët më të mirë në botë”./IndeksOnlline/