12:09 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Ylli i skuadrës largohet nga Juventusi, nënshkruan për klubin e njohur (Foto)

Marko Pjaca është lojtari më i ri i Fiorentinas, transmeton IndeksOnline.

Sulmuesi kroat ka arritur në Firencë që t’i kryejë testet mjekësore dhe ta nënshkruajë kontratën.

Marrëveshja është arritur me Juventusin, klub i cili e huazoi atë për 2 milionë euro.

Viola pas një viti ka të drejtë blerje permanente të lojtarit për shumën e 20 milionë eurove.

Tashmë Pjaca ka pozuar edhe shallin e Fiorentinas në qafë./IndeksOnline/

Fiorentina, Pjaca has arrived