14:35 / E Martë, 22 Qershor 2021 / k.v

Zyrtarët e IPK-së mësojnë taktikat mbrojtëse

Misioni i OSBE-së ka përkrahur punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me një trajnim të avancuar për taktika mbrojtëse.

Njëmbëdhjetë zyrtarë të Inspektoratit Policor të Kosovës përfunduan këtë trajnim i cili u mbajt në hapësirat e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Përmes këtij trajnimi është arritur ngritja e kapaciteteve operative dhe taktike e zyrtarëve të IPK për përdorimin e taktikave mbrojtëse në përputhje me standardet e fundit ndërkombëtare.

Trajnimi është mundësuar nga misioni i OSBE në Kosovë ndërsa është realizuar nga instruktori i certifikuar edhe në nivelin ndërkombëtar, Ismet Mehmeti.