17:40 / E Martë, 04 Dhjetor 2018

Zyrtarët qeveritar ende në punë, sytë kah Kuvendi

Jo rrallë, Kuvendi i Kosovës mban seanca plenare deri në orët e vona të punës, duke i lënë deputetët dhe punonjësit në Kuvend më gjatë se zakonisht.

Shembull, sonte deputetët është dashur të mblidhen në Kuvend në ora 16:00 për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga LDK-ja, raporton Indeksonline.

Mirëpo, për dallim nga Kuvendi, sonte me orar të zgjatur duket se po punon edhe Qeveria e Kosovës.

Nëse kalon rreth objektit të Qeverisë, sonte mund të shohësh dritat ndezur në zyra, pamje kjo e rrallë, pasi orari i këtij institucioni përfundon në 16:00.

Ky përkushtim i zyrtarëve qeveritar mund të ndërlidhet edhe me seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, në të cilën do të diskutohet për ‘dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mosliberalizimin e vizave’.

Duket se zhvillimet e fundit me procesin e liberalizimit të vizave kanë bërë që qeveritarët të angazhohen më shumë dhe të marrin më seriozisht punën. /Indeksonline/

Temat: