19:19 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Zyrtari i lartë i LDK-së publikon fotografi me Isa Mustafën (Foto)

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh deputeti i kësaj partie, Ismet Beqiri është takuar sot me të parin e LDK-së, Isa Mustafa.

Pas një kohe të gjatë qëndrimi në Gjermani, për arsye shëndetësore, Mustafa është kthyer në Prishtinë.

Njëherësh Beqiri ka thënë se ka pasur një bashkëbisedim të ngrohtë me Mustafën teksa i është kthyer familjes, LDK-së dhe Kosovës, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Një bashkëbisedim i ngrohtë me Kryetarin.
Ai iu kthye familjes,LDK-së dhe Kosovës.
Ecim tutje….