09:40 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zyrtari i NISMA-s: Akt qyqar dhe i shëmtuar ai që ka manipuluar me listat e Elez Blakajt  

Partia e Fatmir Limajt ka reaguar lidhur me publikimin e listave për veteranët e rrejshëm. Zyrtari i Nisma-s SocialDemokrate, Resul Sinanin parmes një shkrimi të  gjatë e ka quajtuar të gërditshme mënyrën se si u publikuan dhe si po behet luftë shtrigash.

“… por mbi te gjitha është e frikshme se si pa asnjë pike përgjegjësie morale, pa asnjë pike keqardhje por përkundrazi me çfarë ekzaltimi po etiketohen edhe VETERANET E MERITUAR, luftëtaret e vërtetë te cilëve kjo shoqëri duhet t’u jete përgjithmonë mirënjohëse”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

Publikimi i listave te atyre qe supozohen si VETERANE TE RREJSHEM, eshte turpi i radhes qe kjo shoqeri e jona ‘po e han me buke’!

E gerditshme eshte menyra se si u publikuan dhe si po behet lufte shtrigash, por mbi te gjitha eshte e frikshme se si pa asnje pike pergjegjesie morale, pa asnje pike keqardhje por perkundrazi me cfare ekzaltimi po etiketohen edhe VETERANET E MERITUAR, luftetaret e vertete te cileve kjo shoqeri duhet t’u jete pergjithmone mirenjohese.

Kjo definitivisht nuk eshte menyra se si behet drejtesia.

Kjo definitivisht nuk eshte menyra se si pastrohet lista e Veteraneve te MERITUAR prej Veteraneve te RREJSHEM.

Pas OFENDIMIT qe i eshte bere Veteraneve te vertete permes fryerjes se numrit te pergjithshem te veteraneve dhe futjes ne nje liste me veterane te rrejshem, ky ofendim i radhes, ky etiketim publik, kjo njollosje publike, nuk eshte dashur ne asnje menyre t’u behej shume luftetareve te lirise.

Deklarimi i ish Prokurorit Elez Blakaj se LISTES i jane shtuar edhe 2 000 emra, (nga kush dhe pse?!!!) nga kushdo qe e ka bere, eshte akt i shemtuar dhe qyqar qe duhet denuar dhe duhet te marre përgjigje nga institucionet por edhe nga kjo shoqeri! Kushdo qe e ka bere, kushdo qe ne listen e veteraneve te rrejshem ka futur me vetedije qofte edhe nje VETARAN TE MERITUAR, ka bere me keq se secili person qe eshte deklaruar si veteran i rrejshem! Kushdo dhe per cfaredo qellimi qe e ka bere nje gje te tille, i ka fyer VETERANET E VERTETE, familjet e tyre, luften e tyre dhe ne pergjithesi luften e drejte te UÇK-se me shume se secili veteran i rrejshem!

Kjo marri e jona kolektive, kjo menyre e papergjegjshme dhe joprofesionale e funksionimit te institucioneve shteterore, kjo qasje e jona per t’u dhene zgjidhje problemeve me te cilat eshte lodhur duke u perballur kjo shoqeri duhet te marre fund per t’iu kthyer normalitetit.

Deri kur?!