11:35 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Zyrtari i Nismës i përgjigjet Alban Krasniqit, ia rikujton orgjitë seksuale në Vetëvendosje

Kanë vazhduar përplasjet mes zyrtarëve të Nismës dhe Vetëvendosjes.
Erzen Musliu, zëdhënës i degës së Nismës në Prizren i është përgjigjur Alban Krasniqit i cili ka lëshuar akuza në drejtim të zyrtarëve të Nismës në QNR për ngacmime seksuale.

Musliu ia ka rikujtuar orgjitë seksuale në Vetëvendosje.

“Kur burri i Albulena Haxhiut flet për moralin, i paska harruar orgjitë në Vetëvendosje”, ka shkruar Musliu.

Ndryshe, Nisma ka akuzuar anëtarët e VV-së në KQZ-, Adnan Rrustemi dhe Nazile Balaj për presion e kërcënime që po i bëjnë punëtorëve të QNR-së në procesin e rinumërimit./Indeksonline/