09:26 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Zyrtari komunal i arrestuar i Shtimes i kishte marrë 1080 euro një personit

Policia e Kosovës ka arrestuar një punonjës komunal të Shtimes gjatë ditës së djeshme.

Kjo për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të pozitës zyrtare në shtator të vitit 2017.

Punonjësi komunal dyshohet se ia ka marrë viktimës 1080  euro rreth një projekti.

“Shtime, shtator 2017-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptare (punonjës komunal), i cili dyshohet se ia ka marrë viktimës mashkull K/Shqiptar 1080€ para rreth një projekti”, thuhet në njoftim të Policisë.

Më vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje./Indeksonline/