18:10 / E Martë, 21 Maj 2019

Zyrtarizohet Honor 20 me katër kamera

Brendi Honor në Londër zbuloi zyrtarisht serinë e telefonit Honor 20, të përbërë nga modelet standarde dhe Honor 20 Pro.

Versioni standard Honor 20 ndryshon nga varianti Pro në fushën e kamerës së pasme. Ai ka sensor Sony 48MP, por me një hapje më të ngadaltë f/1.8 dhe pa stabilizim të imazhit optik. Janë të pranishme edhe kamera 2MP makro dhe 16MP ultra-gjerë, me prekjen e telefoto-s duke u zëvendësuar nga një sensor thellësie.

Ekrani Honor 20 është 6,26 inç me rezolucion 1080p + dhe një kamerë për selfi prej 32MP. Sensori i gjurmëve të gishtave gjendet në anën e kornizës, transmeton KosovaPress.

Në këtë model të telefonit, procesori Kirin 980 kombinohet me 6GB RAM dhe 128GB  hapësirë për ruajtje.

Honor 20 është më i hollë se modeli Pro, me thellësi prej 7,87 milimetra, por ka edhe bateri më të hollë, me kapacitet 3750mAh.

Super-mbushësi prej 22.5W ndihmon që bateria deri në 50 për qind të mbushet për vetëm gjysmë ore.

Honor 20 do të shitet në Evropë me çmim prej 500 euro.

Honor 20 Lite po ashtu është përmendur gjatë prezantimit, edhe pse ai nuk ishte paralajmëruar më herët. Ai ka procesor Kirin 710 SoC, 4GB RAM, 128GB hapësirë për ruajtje dhe punon me softuer Android 9 Pie.

Pajisja posedon ekran 6,21-inčni FHD, kamerë të pasme me 32MP dhe tre sensorë në anën e pasme (24MP + 8MP + 2MP).

Çmimi i Honor 20 Lite është 299 euro.