18:51 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Zyrtarizohet skuadra e re e Robin Van Persiet (Foto)

Robin Van Persie e ka braktisur Fenerbahcen pas tri sezoneve të kaluara atje. Sulmuesi holandez është kthyer te ish skuadra e tij, Feynoord.

Lajmi është zyrtarizuar në faqen e skuadrës së madhe holandeze.

Në njoftim thuhet se Feynoord dhe Fenerbahce kanë arritur marrëveshje dypalëshe për prishjen e kontratës të Van Persiet.

Ish ylli i Arsenalit dhe Manchester Unitedit ka shprehur dëshirën për tu pensionuar te skuadra në të cilën u rrit./Indeksonline/