75 Mall Live Search
17:24 / E Mërkurë, 20 Maj 2026 / L A

Zyrtarizohet transferimi rekord i Ernest Muçit

Ernest Muçi i është bashkuar Trabzonsporit si transferim i përhershëm.

Forma e tij mbresëlënese bindi drejtuesit e skuadrës turke, që ta transferojnë atë nga Besiktasi.

Ata paguan rreth 8.5 milionë euro për transferimin e Muçit, shifër kjo rekord.

Muçi, ju kishte bashkuar Trabzonsporit nga Besiktasi si i huazuar, ku kishte shkëlqyer në futbollin turk duke bërë 34 paraqitje dhe shënoi 15 gola dhe 9 asistime./IndeksOnline/